Veseli falënderon oficerët doganorë dhe policët për punën gjatë pandemisë

Hani i Elezit | 29 Pri 2020 | 12:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar pikën doganore në Han të Elezit, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai ka duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për të gjithë oficerët që kryejnë operime doganore të në këtë pikë të kontrollit.

Veseli u takua me udhëheqësin e Doganës, Sabit Brava, të cilit i shprehu ngushëllimet për vdekjen e një zyrtari të Doganës nga Prizreni, i cili u nda nga jeta ditë më parë, pasi ishte prekur nga Coronavirusi.  

Veseli falënderoi edhe policinë e doganës  për punën e palodhshme.

Kurse Brava tha se në baza ditore ka qytetarë që kthehen nga jashtë, raporton EO. 

“Normal fluksi është i ndaluar. Ka furnizim edhe import edhe eksport”.

Të ngjashme