Veseli: Fitnete Ramosaj, shembull i gruas shqiptare

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-luftëtatares së UÇK-së, Fitnete Ramosaj.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Fitnese Ramosaj do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri.

“Fitnete Ramosaj, zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare, u nda nga ne. Vetëm fizikisht, sepse në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të mbarë kombit, do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri. Ngushëllime familjes dhe gjithë bashkëluftëtarëve që patën fatin të luftojnë me të për atdheun tonë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme