Veseli flet pas intervistimit në Hagë: Lufta çlirimtare ka qenë luftë mbrojtëse kundër gjenocidit serb

Prishtinë | 10 Dhj 2019 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka përfunduar intervistimin në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai tha para mediave se lufta çlirimtare ka qenë luftë mbrojtëse kundër gjenocidit serb.

Veseli ka thënë se vitet e 90-ta kanë qenë vite të rënda për popullin e Kosovës, me gjenocidin e kryer nga okupatori serb.

Veseli ftoi qytetarët e Kosovës që në këtë kohë të qëndrojnë të bashkuar.

“Siç edhe kam premtuar publikisht sot jam paraqitur për intervistim, kam përfunduar intervistimin. Vitet e 90-ta kanë qenë të vështira për popullin tonë”.

“Një nënshtrim para Serbisë për pastrim etnik, gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu jemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtarë ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, përballë me gjenocidin serb”.

“Lufta e UÇK-së, ka qenë një përballje me pastrimin etnik të cilin ka synuar Serbia ta bëjë në Kosovë”, ka thënë Veseli.

Të ngjashme