Veseli garanton mbështetje për personat me nevoja të veçanta

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot në aktivitetin tradicional “MiniOlimpiada 2019” për personat me nevoja të veçanta se mbështetja institucionale për këtë kategori do të jetë edhe më e madhe në të ardhmen.

Në këtë aktivitet të organizuar në Vushtrri nga Komiteti Paraolimpik i Kosovës, Kryeparlamentari Veseli u bëri ftesë personave me nevoja të veçanta që të marrin përgjegjësi në institucione.

Ai tha se të gjithëve do t’u jepet hapësirë dhe mundësi e barabartë, duke uruar ata për suksese të reja si në garat vendore, ashtu edhe në ato të nivelit ndërkombëtar.

“Do t’ju japim mundësi dhe shanse të gjithë juve. Pres që nga ju në garat paraolimpike të jeni kampionë, jo vetëm në Kosovë por dhe në botë”, tha ai.​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme