Veseli: I pikëlluar nga aksidenti në Shkup, ngushëllime familjeve të viktimave

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime pas aksidentit të ndodhur në Shkup.

Përmes facebook-ut, Veseli shprehi keqardhje ndaj familjarëve duke dëshiruar edhe shërim për të lënduarit.

”I pikëllueshëm lajmi për aksidentin e rëndë që ndodhi sot në afërsi të Tetovës. Në emër timin dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave të kësaj tragjedie dhe shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme