Veseli: Izet Demaj u vra duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët e Istogut

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se ndjehet thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj në Istog.

Veseli ka thënë se polici Demaj ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e policit Izet Demaj, në Istog. Ai ra në krye të detyrës, duke mbrojtur me jetën e tij qytetarët dhe pronën e tyre. Në këto momente të rënda, e gjithë Kosova ndjen dhimbje për humbjen e këtij heroi të ligjit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme