Veseli kërkon që mekanizmat ndërkombëtarë dhe BE-ja t’i bëjnë presion Beogradit për të pagjeturit

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga lufta, të zhdukurit vazhdojnë të mbesin plagë e hapur për shoqërinë tonë.

Veseli në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve u ka bërë thirrje mekanizmave ndërkombëtarë dhe BE-së që t’i bëjnë presion Beogradit zyrtar për zbardhjen e fatit të të pagjeturve në Kosovë.

Ai ka kërkuar po ashtu që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta kjo plagë e hapur ende e rëndon shoqërinë tonë duke shkaktuar dhimbje të pandalshme tek familjet e pothuaj 1700 qytetarëve.

Shpreh solidaritetin ndaj familjarëve të të pagjeturve, të cilët, për më shumë se dy dekada jetojnë në makth duke kërkuar që të mësojnë çka ndodhur me të afërmit e tyre.

Me këtë rast bëj sërish thirrje tek mekanizmat ndërkombëtarë dhe Bashkimi Evropian, që të bëjnë presion ndaj Beogradit për të zbardhur fatin e të pagjeturve të Kosovës dhe për të vendosur para ligjit kriminelët përgjegjës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme