Veseli kujton djalin e axhës së tij, ish-luftëtarin e UÇK-së, Sabit Veselin

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë nderime sot pranë varrit të Sabit Veseli, një prej veprimtarëve të hershëm për liri e pavarësi dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Veseli. Sabiti është djali i axhës së Kadri Veselit.

“Sa herë vjen 6 gushti, bashkë me shokët e bashkëluftëtarët tanë ngjitem në kodrën e varreve mbi Broboniq, për të të nderuar ty vëlla Sabit. Na bashkonte gjaku, por më shumë ëndrra për liri, të cilës t’i ia kushtove gjithë jetën. Do të të kujtojmë e nderojmë gjithmonë, ashtu siç t’i gjithë jetën, me veprën tënde, e nderove Kosovën”, ka shkruar ai në një postim në Facebook

Të ngjashme