Veseli kujton heroin Shaban Polluzha

Prishtinë | 21 Shk 2018 | 10:52 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot në ditën e rënies, heroin Shaban Polluzha.

“Sot kujtojmë me nderim rënien e heroit të Kosovës, Shaban Polluzha. Në dimrin tragjik të vitit 1945 ky burrë i madh i Kosovës u priu mijëra djemve trima në kryengritjen e parë antikomuniste në Evropë. Kryengritja e Drenicës nxori në dritë karakterin brutal dhe antishqiptar të Jugosllavisë komuniste. Partizanët e Titos rrafshuan mbi 40 fshatra e vranë mijëra civilë të pafajshëm, por shëmbëlltyra e Shaban Polluzhës u kthye në frymëzim të lëvizjes sonë kombëtare për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme