Veseli kujton Komandant Kumanovën: Lavdia e tij ishte e madhe

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar heroin  e kombit  Ismet Jasharin, i njohur si Komandat Kumanova.

Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se lavdia e tij ishte e madhe. Ai ka thënë se jeta dhe vepra e Komandant Kumanovës tashmë i takon traditës më të çmuar të kombit tonë si shembull i rrallë deri në përjetësi.

“Me nderim të thellë, kujtova sot, heroin e kombit, Komandant Kumanovën, në përvjetorin e rënies së tij. Lavdia e tij ishte e madhe, pjesë e idealeve me të cilat gatuhej shpirti liridashës i çdo çlirimtari”

“Jeta dhe vepra e Komandant Kumanovës tashmë i takon traditës më të çmuar të kombit tonë si shembull i rrallë deri në përjetësi”, ka shkruar Veseli.

Me nderim të thellë, kujtova sot, heroin e kombit, Komandant Kumanovën, në përvjetorin e rënies së tij.Lavdia e tij…

Gepostet von Kadri Veseli am Dienstag, 25. August 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme