Veseli kujton masakrën e Krushës së Madhe dhe atë të familjes Berisha nga Suhareka

Prishtinë | 26 Mar 2020 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar masakrën e Krushës së Madhe dhe familjes Berisha  nga Suhareka, të kryera 21 vite më parë, raporton Ekonomia Online.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka shkruar se tragjedi sikur ato ta ndalin frymën por edhe e tregojnë çmimin e madh të lirisë sonë.

“26 marsi nuk është një datë e zakonshme dhe kurrë më i njëjtë. Është datë trishtë, e zezë dhe e dhimbshme. Na përkujton tragjedinë e rëndë të Krushës së Madhe dhe familjes Berisha në Suharekë, ku para 21 vitesh, forcat kriminele serbe masakruan, vranë e dogjën fëmijë, gra, burra e pleq. Tragjedi nga ato që ta ndalin frymën por edhe tregojnë për çmimin e madh të lirisë sonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”,  ka shkruar Veseli.

Të ngjashme