Veseli kujton të pagjeturit: Kuvendi ta votojë formimin e Tribunalit për krimet serbe

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 12:20 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë homazhe te pllaka përkujtimore e të pagjeturve në oborrin e Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Veseli tha se nuk ka amnisti e as falje për krimet serbe të kryera në Kosovë. Në Ditën e të Pagjeturave ai ka kërkuar që Kuvendi ta votojë formimin e Tribunalit për krimet serbe.

“Ky simbol prapa nesh që simbolizon dhembjen e njerëzve tanë do shpagim. Serbia duhet të përgjigje për krimet që ka kryer përmes një Tribunal që kam iniciuar, Kosova e ka për obligim të kërkoj përgjigje” .

“Ne duhej tashmë Kuvendi ta votonte Tribunalin që e kam iniciuar në legjislaturën e kaluar, që është drejtpërdrejtë te shteti serb”.

“Nuk ka amnisti nuk ka falje ka veç përgjigje të Serbisë për krimet që i ka kryer, nuk ka as pranim as nënshtrim, por vetëm përgjigje për krimet që i ka kryer”.

Të ngjashme