Veseli: Liria e fjalës është ndër shtyllat e shoqërisë demokratike

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 13:51 | Nga

Kryeparlamentari Kadri Veseli me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së shtypit ka vlerësuar se zhvillimi i mediave në Kosovë është një histori suksesi dhe liria e plotë e tyre është tejet e rëndësishme.

“Kuvendi i Kosovës do të jetë përherë i hapur për gazetarët. Këto ditë, në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës dhe NDI, kemi hartuar edhe Rregulloren për rendin dhe qasjen e mediave dhe publikut në punën e Kuvendit – e cila do të mundësojë rritjen e mëtejme të transparencës. Liria e Fjalës është një ndër shtyllat themelore të shoqërisë demokratike që synojmë të ndërtojmë”, ka shkruar Veseli në rrjetin social Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme