Veseli: 900 milionë dollarë të amerikanëve janë investuar në Kosovë

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 17:57 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ndihmës-administratorin e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Brock Bierman.

Në takim i diskutua për mbështetjen e vazhdueshme që populli amerikan, nëpërmjet USAID-it dhe organizatave të tjera, ka dhënë dhe po jep për Kosovën, në rrugën e saj të zhvillimit demokratik dhe shtetndërtimit.

Kryeparlamentari Veseli tha se mbështetja e taksapaguesve amerikanë për Kosovën në vlerë prej 900 milionë dollarësh, ka dhënë efektet e saj pozitive në shumë segmente të jetës në Kosovë.

“Tani, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë, në emrin e gjithë popullit të Kosovës falënderoj të gjithë taksapaguesit amerikanë për këtë mbështetje. Si Kuvend i Kosovës jemi krenarë për partneritetin me USAID-n”, theksoi Veseli.

“900 milionë dollarë, taksapaguesit amerikanë i kanë paguar për shtetin tonë për të ndihmuar Kosovën në ngritjen e kapaciteteve të veta, duke e ndihmuar Kosovën në të gjitha anët. Jemi në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë në emër të gjithë popullit të Kosovës kemi një falënderim për popullin dhe përfaqësuesit amerikanë”.

“Si Kuvend i Kosovës jemi krenarë për partneritetin, kemi një partneritet të shumanshëm”, shtoi kreu i Kuvendit.

Nga ana e tij, Brock Bierman tha se Kosova ka shënuar zhvillim që nga vizita e tij e fundit në Kosovë. Ai tha se ndihet e kënaqur që po merr pjesë në shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Jam këtu për të forcuar raportin me Kosovën dhe të uroj për përparimet që janë bërë që nga vizita e fundit. Jam këtu që një ditë dhe po shoh ndryshime të jashtëzakonshme”, theksoi Bierman.

Të ngjashme