Veseli mbjell një pemë, nominon futbollistët e Kosovës

Prishtinë | 22 Pri 2019 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është bashkur iniciativës për mbjelljen e një peme. Përmes një video në Facebbok, në të cilën edhe shihet duke mbjellë pemën, ai ka nominuar edhe të tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme. Si më veçantë ka zgjedhur futbollistët e përfaqësueses së Kosovës.

“Në ditën e tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë. Me këtë rast kam sfiduar që të bashkohen në këtë fushatë të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismaili”, ka shkruar ai.

Video: https://www.facebook.com/214842955357585/posts/1240839192757951?sfns=mo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme