Veseli me urim emocionues për babain e tij në 92-vjetorin e lindjes

Prishtinë | 07 Kor 2019 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar babain e tij, Fazliun për 92 vjetorin e lindjes.

Veseli ka postuar në faqen e tij në Facebook një urim të posaçëm për babin e tij.

“Babë, sot festuam 92 vjetorin e ditëlindjes tënde. Gjithë jeta jote dhe e nanës, ka qenë dhe mbetet frymëzim për mua dhe fëmijët e mi. Ata sot ndihen krenarë me ju. Gëzuar!”, ka shkruar Kryeparlamentari Veseli në faqen e tij në Facebook.

Të ngjashme