Veseli: Mirënjohje e përhershme për ushtarët amerikanë që dhanë jetën për paqe në botë

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas takimeve të shumta në institucione të rëndësishme amerikane, ai të hënën ka bërë homazhe tek varrezat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Me këtë rast i pari i Kuvendit, shpreh mirënjohjen më të lartë për ushtarët e rënë, njofton Klan Kosova.

“Nderime në Varrezat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mirënjohje e përhershme për të gjithë ushtarët amerikanë që dhanë jetën për paqe në botë”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme