Veseli nderon deputetët e 7 shtatorit 1990

Prishtinë | 07 Sht 2018 | 12:37 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar sot ditën e 7 shtatorit 1990 ku deputetët shqiptarë të Kosovës miratuan Kushtetutën e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Kadri Veseli ka shkruar se në historinë e gjatë të përpjekjeve për liri, Kushtetuta e Kaçanikut e 7 shtatorit 1990 përbën një ngjarje shumë domethënëse për kohën.

“Ajo artikulonte qartë dhe me guxim vullnetin e popullit tonë për pavarësi, vullnet, i cili, 9 vite më pas, u përmbush nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Respekt dhe nderim për deputetët e 7 shtatorit!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme