Veseli i ndërton shtëpi familjes së ish-ushtarit të UÇK-së

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 18:56 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi familjen e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Lavdim Ademi, në fshatin Stantërg në Mitrovicë, i cili para katër muajsh vdiq nga një sëmundje e rëndë. Kësaj familjeje, me vendim të Kryesisë së Kuvendit do t’i ndërtohet një shtëpi.

Veseli u prit nga familja Ademi, e cila e falënderoi për vizitën dhe vendimin për ndërtimin e shtëpisë.

“Jam sot këtu në familjen tuaj në kuadër të ditës së bamirësisë që Kuvendi e ka shpallur 5 shtatorin. Ne si Kuvend tanimë kemi marrë vendim dhe jemi duke pritur që brenda pak ditësh edhe Komuna e Mitrovicës ta ndajë një parcelë dhe të fillojmë ndërtimin e shtëpisë para sezonit të dimrit. Këtë e kemi obligim ndaj fëmijëve të Lavdimit, ndërsa nuk do të ndalemi së ndihmuari edhe për familjet tjera në nevojë”, tha Veseli.

Kryetari Veseli u premtoi dy fëmijëve të Lavdimit, Arianiti (11) dhe Albani (10) që kur të mbarojnë shkollën e mesme do t’i ndihmojë me bursa për të vazhduar studimet universitare.

Sofije Ademi, bashkëshortja e Lavdimit falënderoi kryeparlamentarin Veseli dhe Kuvendin e Kosovës për ndihmën ndaj fëmijëve të saj.

Të ngjashme