Veseli: Ndriçimi i fatit të të pagjeturve obligim kushtetues

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 11:46 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në debatin parlamentar për personat e pagjetur tha se do të bëjnë çdo gjë që të dihet fati i personave të pagjetur gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Serbia duhet ta kuptojë se fshehja e krimit dhe integrimi evropian nuk shkojnë bashkë. Ai shtoi se ndriçimi i fatit të të pagjeturve është obligim kushtetues.

“Kuvendi i Kosovës do të mblidhet çdo herë çdo vit deri sa të përfundoj kjo dramë e fatkeqësisë sonë kombëtare, duke pasur parasysh se kemi ende shumë qytetarët të Kosovës që janë të pagjetur. Po bëhen dy dekada të dhembjes”.

“Serbia po vazhdon të heshtë dhe po tenton të nxisë harresën tonë, por ne nuk harrojmë, as nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi për qytetarët tanë. Serbia duhet ta ketë të qartë se fshehja e krimit dhe aspirata për integrim evropian nuk shkojnë bashkë. Vetëm drejtësia i shëron plagët e së kaluarës e jo harrimi i tyre”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që të ndriçohet fati i njerëzve që janë aktualisht të pagjetur. Ky është obligim i yni kushtetues e nacional të jemi bashkërisht t’iu qëndrojmë bashkë atyre që deri me sot nuk i kanë gjetur të dashuri e tyre”, tha Veseli.

Kuvendi po zhvillon debat me kërkesë të 70 deputetëve. Të pranishëm janë rreth 50 deputetë.

Të ngjashme