Veseli në Ditën e Europës: Izolimi nga BE – i padrejtë për kosovarët

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është në Perëndim.

“Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore. Kjo është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Ai ka shtuar se Kosova ka kryer punën e saj rreth heqjes së vizave.

“Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave. BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta”

Më poshtë postimi i plotë:

“Kosova ka vetëm një vizion dhe ndjek vetëm një rrugë: Integrimin në botën perëndimore. Kjo është një e drejtë historike e popullit tonë, që jo vetëm gjeografikisht, por edhe në vlera dhe identitet i përket kësaj bote. Kosova beson dhe punon në këtë drejtim. As sfidat që sot kemi, e as hezitimet e institucioneve të BE-së, nuk do të mund të na ndalin në të drejtën tonë legjitime. Kosova ka përmbushur detyrat e saj për liberalizimin e vizave. BE duhet t’u përmbahet obligimeve dhe premtimeve të veta. Izolimi i padrejtë i qytetarëve të Kosovës nga liria e lëvizjes në BE, sot në Ditën e Europës është një njollë për BE-në”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme