Veseli: Në Drenas do të bëhet edhe një Park Biznesi me investitorë të huaj

Prishtinë | 19 Nën 2016 | 15:49 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot kanë vizituar Parkun e Biznesit në këtë komunë.

Me këtë rast, kryetari Veseli tha se shumë shpejt përballë Parkut të Biznesit, do të nisë ndërtimi edhe i një parku të ri, ku pritet të investojnë investitorë të mëdhenj nga Gjermania, për ta bërë këtë një qendër biznesi shumë funksionale. ”

Biznese të shumta gjermane janë të interesuara dhe do të vijnë të investojnë në parkun e ri të biznesit në Drenas.

Ne duhet të bëjmë strategjinë e derregullimit të ekonomisë, që nënkupton thjeshtësimin e procedurave që sjellin investitorë të mëdhenj në Kosovë” tha Veseli.

Kurse Ramiz Lladrovci, vuri në dukje se Parku i Biznesit në Drenas, është shembull i mirë i të bërit biznez, duke theksuar përkushimin e tij për të mbështetur prodhimtarinë vendore.

“Komuna e Drenasit do të jetë në shërbim të bizneseve dhe krijimit të kushteve për funksionimin sa më të lehtë të tyre, duke iu qëndruar pranë dhe duke hequr çdo pengesë të mundshme burokratike” tha Lladrovci.

Të ngjashme