Veseli në Kaçanik, viziton fabrikën e investitorëve nga diaspora që do të punësojë 150 qytetarë

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 18:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka qëndruar sot në Komunën e Kaçanikut ku bashkë me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi, kanë vizituar disa biznese për tu njohur nga afër mbi sfidat dhe punën e tyre në kohë pandemie.

Lideri i PDK-së ka vizituar një fabrikë betony e cila po ndërtohet në Kaçanik nga investitorë shqiptarë të diasporës e ku do të punësohen më shumë se 150 punëtorë.

Me këtë rast Veseli ka përgëzuar kryetarin e Komunës për bashkëpunimin me investitorët në krijimin e kushteve për hapjen e fabrikës.

“Unë ndihem shumë krenar me punën shembull të kryetarit Besim Ilazi në Kaçanik, e cila është pikërishjt ajo që I duhet Kosovës, çka i duhet rinisë dhe që është edhe politikë e imja si kryetar I PDK-së. E kjo pra është punësimi I të rinjve, punësimi I njerëzve tanë në Kosovë. Është një shembull I jashtëzakonshëm se si qeverisja komunale ju ofron investitorëve tanë. Kijeni parasyshë, Zharku dhe Guri janë dy familje që po investojnë kapitalin e tyre prej miliona euro duke sjellur investime në vendlindjen e tyre. I falënderoj për këtë investim ku do të punësohen rreth 150 qytetarë. Kjo është fabrikë që do të prodhojë për Kosovën, për eksport dhe kjo është ajo që I duhet Kosovës”, tha Veseli.

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi tha se Kuvendi Komunal i ka siguruar parcela në shfrytëzim për 99 vjet investitorëve nga diaspora ku do të ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendlindjen e tyre dhe ku do të hapin shumë vende të reja pune.

Edhe përfaqësuesi i kompanisë investuese tha se fabrika e tyre është fabrikë betoni e cila do të prodhojë elemente të para fabrikuara të betonit.

Ai tha se ky investim është nga diaspora dhe udhëhiqet nga bashkëatdhetari Mevlud Zharku, i cili një kompani të ngjashme betoni e ka edhe në Gjermani.

Gjatë vizitës në Kaçanik, kryetari Veseli ka vizituar edhe projektin e agro turizmit “Hangjiku” në fshatin Runjevë, nga ku u bëri thirrj qytetarëve që të vizitojnë këtë zonë të bukur të Kosovës.

Më pas, kreu i PDK-së ka vizituar edhe një fabrikë të prodhimit të mobiljeve shtëpiake nga ku ka bërë thirrje për ndihma konkrete bizneseve në kohë pandemie.

No description available.


No description available.
No description available.
No description available.


No description available.








Lexo më shumë:

Të ngjashme