Veseli në Poklek: Kurrë nuk do t’i falim masakrat e Serbisë në Kosovë

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë homazhe në Poklek të Drenasit pme rastin e shënimit të 20 vjetorit të masakrës në këtë fshat.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kurrë nuk do të harrohen masakrat e Serbisë në Kosovë.

“54 njerëz të pafajshëm u vranë dhe u dogjën në mënyrën me mizore dhe ende sot në dosjet e drejtësisë ndërkombëtare nuk figuron emri i Poklekut, këtij simboli të gjenocidit serb në Kosove. Mund të harrohen e falen shumë gjera në jetën njerëzore, por masakrat e Serbisë në Kosovë kurrë s’kemi për t’i harruar. Kurrë s’kemi për t’i falë”, ka shkruar ai

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme