Veseli në Reçak: Serbia është dëbuar për të mos u kthyer më kurrë

Reçak | 15 Jan 2019 | 12:13 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Serbia është dëbuar për të mos u kthyer më kurrë, Kosova është duke u forcuar dhe është obligim që të ndërtohet vendi ashtu siç ëndërruan heronjtë tanë.

Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ku iu drejtua familjarëve të martirëve ku tha se ëndrra e të rënëve në Reçak është bërë realitet.

“Nuk  e kemi sot Willim Wolker por e falënderojmë për atë që e ka bërë që ka qenë obligim njerëzor. Sa herë vjen 15 janar Kosova i kthehet të kalueses së saj, kujton Reçakun. Reçaku është sinonim i lirisë e pavarësisë së shtetit tonë. 20 vite më parë ne gjetëm forcë që dhembjen ta kthejmë në liri. Sot kemi për çka të ndihemi krenar, ëndrra për çka u flijuan heronjtë, sot u bë realitet. Kemi obligim për të nderuar një Kosovë fare e ëndërruan heronjtë tanë. Kosova është shteti juaj, ai po forcohet çdo ditë, sot mund të Mos jemi në gjendje ti vëmë para drejtësisë ata që bënë masakra”, tha Veseli.

Ai tutje para masës ka folur edhe për dialogun me Serbin ku ka përsëritur se nga dialogu do të dilet me njohje të Serbisë dhe ulëse ne OKB si dhe ka ftuar edhe opozitën të jetë

“Por sot kur po flasim për dialogun, as në Beograd më nuk po flitet për rikthimin e Beogradit në Kosovë. Serbia është dëbuar por të mos u kthyer kurrë. Garanci nga viti kaluar është ushtria e Kosovës. Kemi hyrë në dekadën e dytë të pavarësisë, në liri më së lehti është të flasësh fjalë të Mëdha por kur e kemi mbështetjen tuaj askush nuk mund të na ndal. Është koha të flasim për shtetin dhe identitetin tonë. Jemi në ballafaqimin e fundit. Me Serbinë dhe duhet  të jemi të bashkuar. Aleatët ndërkombëtarë po kërkojnë nga ne që të jemi bashkë. Sovraniteti i shtetit dhe integriteti territorial janë vlera të shenjta dhe të pacenueshme”, shtoi Veseli, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa kryetari i komunës se Shtimes, Naim Ismajli tha se 15 janari do të mbetet ditë e pavdekësisë dhe ditë historike.

“Ajo që ka ndodhur do të mbahet mend, do të mbahet mend sakrifica e njerëzve të Reçakut. Duhet të Jemi krenar që gjaku i derdhur në Reçak, bënë kthesë historike duke i treguar botës se si duhet luftuar dhe si duhet vdekur për lirin e vendit. Krimet në Reçak i tregun botës se në Kosovë po bëhet gjenocid. Ish shefi i misionit të OSBE, William Wolker ishte ai që ngriti zërin për Reçakun e Kosovën. Lufta që është bërë ne Kosovë do të dëshmohet. Se ka qenë e pastër dhe kjo do të dëshmohet edhe në gjykata ku po thirren ish-komandantet e UÇK-së”, tha ai.

Ish Komandanti i Zonës Operative të Nerodimës, Shukri Buja u ka bërë thirrje institucioneve qe Reçaku të trajtohet me status të veçantë.

“Reçaku ishte faktor kyç i lirisë së vendit. Të flasim për Reçakun nuk është e lehtë. Unë ju bëjë thirrje përfaqësuesve të institucioneve që Reçakun ta trajtojnë ndryshe që të rënët e këtij vendi t’i trajtojnë me merita e status të veçantë”, tha Buja.

Sot ne Reçak në 20-vjetorin e masakrës, nderime kanë bërë bartës të institucioneve të vendit dhe qytetarë të shumtë.

Të ngjashme