Veseli ngushëllon për vdekjen e Qani Mehmedit

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 11:42 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Qani Mehmedi, ka ngushëlluar për vdekjen e gazetarit e publicistit Qani Mehmedi.

Përmes një statusi në Facebook, Veseli ka kujtuar edhe njohjen me të në Tiranë gjatë viteve të nëntëdhjeta.

“Paska vdekë Qani Mehmedi, një gazetar, publicist dhe njeri shumë i mirë e gazmor. Për herë të parë e kam takuar në Tiranë gjatë viteve të nëntëdhjeta ku punonte si korrespondent dhe jepte kontribut shumë të çmuar. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për të!”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme