Veseli: Demaçi, ndër zërat më të fuqishëm kundër robërisë

Prishtinë | 26 Shk 2017 | 14:31 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka uruar Adem Demaçin për ditëlindjen e 81-të, ndërsa thotë se ai është si një nga gurët e themelit të lirisë së Kosovës.

“Sot është ditëlindja e 81-të e Adem Demaçit, i cili me jetën dhe veprën e tij ka shërbyer si far orientues dhe burim frymëzimi për brezin tim dhe breza të tërë të tjerë në përpjekjet tona për liri.

Që nga burgosja e parë, në vitin 1958, kur ishte vetëm 22 vjeç, ai u bë një nga zërat më të fuqishëm kundër gjendjes së robëruar të popullit tonë nën okupimin jugosllav. Kosova e lirë dhe e pavarur, që po shijojmë sot, të ka ty si një ndër gurët e themelit të saj.

Ne të jemi përherë mirënjohës. Ditë të këndshme sot, Baca Adem”- ka shkruar Veseli në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme