Veseli i përgjigjet Nitajt pse në dialogun e Brukselit nuk bisedohet për të pagjeturit

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 14:33 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit, ka thënë se pala kosovare vazhdimisht ka kërkuar që në dialogun e Brukselit me Serbinë të diskutohet edhe për të pagjeturit, raporton Ekonomia Online.

Por sipas tij, para serbe asnjëherë nuk ka qenë e gatshme të bisedojë për këtë çështje.

Ai shtoi se Serbia duhet të merre përgjegjësinë duhet të paditët për gjenocid.

“Kjo çështje nuk mund të ketë pajtueshmëri mes palëve asaj kosovare dhe serbe pa ditë fatin e të pagjeturve, kjo çështje është biseduar shumë herë edhe pse skam qenë i pranishëm në bisedime direkt, është fat jo i mirë se nuk janë këtu ata që kanë marrë pjesë direkt”

“… kjo çështje është hapur shpesh herë nga delegacioni i Kosovës me dhjetëra herë, pala e delegacionit serb ka hapur çështjen e të pagjeturve, shumica e rasteve të të zhdukurve serb janë të pas luftës. 99,9% e të zhdukurve serb janë pas luftës”.

“Serbia duhet të merre përgjegjësinë duhet të paditët për gjenocid. Plagët nuk kanë me u shërua të cilat për Listën Serbe i them, që do punojmë që asnjë plagë e qytetarëve të Kosovës mos të mbetet pa shkuar deri në fund për një zgjedhje. Ka pas tensionime mes delegacioneve pikërisht për këtë çështje”.

Fillimisht Muharrem Nitaj, nga AAK-ja, iu drejtua kryetarit të Kuvendit duke i thënë se pse në bisedime me Serbinë nuk flitet për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Të ngjashme