Veseli i pikëlluar për vdekjen e Ramiz Kelmendit

Prishtinë | 12 Jan 2017 | 08:25 | Nga

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka shprehur pikëllimin pas vdekjes së shkrimtarit, Ramiz Kelmendi i cili ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare.

Veseli në Facebook ka thënë që Kelmendi ka lënë “shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës”.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit.

Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës.

Do t’i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme.

Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Veseli.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme