Veseli: Presidenti Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugovën në 14-vjetorin e vdekjes së tij.

Veseli ka thënë se emri i Ibrahim Rugovës lidhet me pluralizmin politik, pro-amerikanizmin dhe përpjekjen sublime për liri dhe pavarësi të Kosovës, dhe se këto vlera na duhen edhe sot.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Veseli ka thënë se presidenti Rugova ishte bashkëudhëtar protagonist në bërjen e shtetit të Kosovës si dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike që garantojnë lirinë, barazinë në mundësi dhe drejtësinë për çdo qytetar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme