Veseli: Prishtina është bërë e pajetueshme, nuk na duhen masa “kozmetike”

Prishtinë | 31 Jan 2018 | 15:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli, para deputetëve ku po diskutohet për cilësinë e ajrit, tha se institucionet kanë përgjegjësi për gjetjet e zgjidhjes sidomos në kryeqytet.

Veseli, ka kërkuar bashkëpunimin e gjitha institucioneve përgjegjëse që të nisin punë konkrete të cilat do të ndikojnë nëpërmirësimin e ajrit në Prishtinë dhe komunat tjera, ndërsa ka paraqitur edhe ide konkrete që ndikojnë në ngrohjen më efiçiente.

Veseli tha se për tejkalimin e kësaj gjendje nuk duhen masa “kozmetike”, por konkrete ngase sipas tij, jeta në Prishtinë është ngulfatur.

Madje sipas iniciuesit të këtij debati Prishtina është bërë qytet i pajetushëm, kjo edhe për fajin e vet qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

“Nuk na duhen masa kozmetike. Qytetet tona i kemi helmuar. Prishtina është bërë qytete i pajetushëm por edhe Obiliq, Fushë Kosova e Mitrovica. Jeta në Prishtinë është ngulfatur”.

“Rangimi në krye të listave të qyteteve më të ndotura është një gjë që duhet të na alarmojë të gjithëve. Ne i kuptojmë përgjegjësitë e ndara institucionale, por kjo nuk na krijon komoditetin që ta hedhim fajin dhe përgjegjësinë andej e këndej për situatën. Është momenti për fokusim të përbashkët ndër-sektorial në marrjen e vendimeve të shpejta dhe efikase për tejkalimin e kësaj situate të rëndë për shëndetin e qytetarëve tanë”.

“Interesimi dhe involvimi i Kuvendit duhet të shihet si rol direkt ndikues, i domosdoshëm, në përballjen urgjente me gjendjen alarmante të ambientit në Kosovë. Në rend të parë, nuk duhet të mjaftohemi me masa kozmetike, të cilat vetëm e zhvendosin vëmendjen dhe nuk e zgjidhin problemin. Propozoj që nga kjo seancë të dalim me rekomandime, ose rezolutë, për hapa konkretë, për të siguruar një zgjidhje afatgjate”, tha kryeparlamentari Veseli.

Ai tha më tej se është e domosdoshme që të përmirësohen politikat e deritashme mjedisore lidhur me cilësinë e ajrit.

“Të krijohet buxheti veçantë për përkrahjen e investimeve të qytetarëve dhe bizneseve, me të cilat ulen shpenzimet e jetesës dhe rritet cilësia e shëndetit, duke investuar në izolimin e shtëpive dhe ndërtesave të pa-izoluara në Kosovë. Për këtë, kemi edhe projektin amerikan të MCC-së, i cili ka ndarë 22 milionë dollarë, ndërsa konsideroj që edhe Qeveria e Kosovës duhet t’i ndajë 30 milionë euro për këtë qellim”, tha Veseli.

Ai po ashtu ka propozuar mbështetjen buxhetore për zhvillimin më të shpejtë të zgjerimit të projektit të ngrohjes përmes koogjenerimit.

Veseli propozoi edhe mbjelljen e drunjve në gjitha komunat e Kosovës, e në veçanti në zonat urbane.

“Të ndërmerren hapa konkretë për lidhjen në gazsjellës përmes Shqipërisë, i cili krijon mundësinë e përdorimit të gazit – që do të kishte përfitime mjedisore dhe ekonomike”, ka shtuar Veseli.

Ai ftoi deputetët për debat sa më përmbajtjesor në dobi të vendit dhe qytetarëve dhe në fund seanca të vendosë për rekomandimet konkrete.

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme