Veseli propozon që Rruga B në Prishtinë të mbajë emrin John McCain

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 16:34 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka dalë me propozim që Rruga B në Prishtinë të mbajë emrin e senatorit amerikan John McCain, i cili javën e kaluar ndërroi jetë.

Kryeparlamentari Veseli ka thënë se para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën.

“Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë i Veselit:

Javën që shkoi, Kosova humbi një prej miqve më të mëdhenj të lirisë dhe pavarësisë së saj, senatorin amerikan John McCain. Para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën. Ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë mbështetje. Në nderim të kujtimit të tij, propozoj që Rruga B, në kryeqytetin e shtetit tonë, në Prishtinë, të mbajë emrin e John McCain. Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme