Veseli: Puna e Gani Sylës do të jetë përherë një shembull frymëzimi

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është shprehur i pikëlluar pas vdekjes së atdhetarit Gani Syla.

Ai ka thënë se puna e Gani Sylajt do të jetë shembull frymëzimë derisa ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe bashkëveprimtarët e të ndjerit.

“Gani Syla ishte një atdhetar i madh, gjithë jeta e të cilit ishte në shërbim të lirisë dhe çështjes kombëtare. Me shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e tij sot në mëngjes. Puna e tij do të jetë përherë një shembull frymëzimi. Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë bashkëveprimtarëve të tij”, ka shkruar kryeparlamentari në Facebook.

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe njëherësh nënkryetari i komunës së Drenasit, Gani Sylaj, ka ndërruar jetë sot në mëngjes në moshën 67 vjeçare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme