Veseli shënon 20-vjetorin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Likoc

Skenderaj | 16 Sht 2018 | 17:20 | Nga

Kryetari Kadri Veseli, së bashku me kryesinë, anëtarët e Rinisë Demokratike të Kosovës, bashkëluftëtarë, qytetarë dhe personalitete të shquara të UÇK-së, kanë shënuar në Likoc, 20-vjetorin e themelimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Kryetari Veseli ka theksuar se “para 20 vjetësh, të rinj e të reja vendosen që në përpjekjen e tyre për liri e pavarësi, në Likoc të Skënderajt të themelojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës. Pas 20 vjetësh, për ta shënuar themelimin e shtabit dhe për të kujtuar atë periudhë, njerëz që dhanë jetën në beteja, na mblodhi serish rinia”, transmeton Ekonomia Online.

Ja postimi i plotë i Veselit:

Para 20 vjetësh, të rinj e të reja vendosen që në përpjekjen e tyre për liri e pavarësi, në Likoc të Skënderajt të themelojnë Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës.

Pas 20 vjetësh, për ta shënuar themelimin e shtabit dhe për të kujtuar atë periudhë, njerëz që dhanë jetën në beteja, na mblodhi serish rinia.

Me anëtarët e Rinise Demokratike të Kosovës dhe bashkë me shumë bashkëluftëtarë e qytetarë të Drenicës ndamë përjetimet tona për atë kohë.

Por, mbi të gjitha bashkëbiseduam për të ardhmen tonë, për një jetë më të mirë për gjeneratat e reja, duke kujtuar gjithmonë të kaluarën tonë të lavdishme.”

Të ngjashme