Veseli: Sot dita më e lumtur për mua (Foto)

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 18:58 | Nga

Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i PDK-së, Kadri Veseli sot ka marrë pjesë në një koncert të organizuar për nder të Ditës së Evropës.

Në këtë koncert kishte performuar në piano vajza e Veselit, Rrita.

Veseli është shprehur se sot ka qenë një nga ditët më të lumtura të tij dhe të bashkëshortes, Violeta.

“Në Ditën e Europës, vajza jonë e vogël, Rrita, na dha kënaqësi të madhe me performansën e saj në piano, në një koncert të organizuar me fëmijët në Prishtinë. Violeta dhe unë s’kemi mundur të jemi më të lumtur sot”, ka shkruar Veseli.

Në fotografitë e publikuara shihen edhe dy djemtë e Veselit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme