Veseli: Sot është ditë e bashkimit familjar pas Ramazanit, muajit të sakrificës

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 11:01 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeparlamentari Kadri Veseli gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, me rastin e Festës së Fitër Bajramit, tha se sot është ditë e veçantë për të gjithë besimtarët, ditë e bashkimit familjar pas Ramazanit, muajit të sakrificës.

Veseli deklaroi se Ramazani është dëshmi që qytetarët edhe në kushte paqeje janë të gatshëm të sakrifikojnë, raporton Ekonomia Online.

“Populli ka qenë çdo herë solidar dhe kjo është arsye që kemi arritur sukseset e lirisë dhe tani shtetin e pavarur. Sot është ditë e veçantë për të gjithë besimtarët, është dita e gëzimit dhe bashkimeve familjare pas një muaji ku qytetarët tanë sakrificën e përkushtimin se janë të gatshëm edhe në rrethana të lumtura e të paqes të sakrifikojnë”.

Veseli u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u dalin në ndihmë familjeve në nevojë dhe familjeve të dëshmorëve të cilët, sipas Veselit, dhanë jetën që sot Kosova të jetë e lirë.

“Pas një muaji bëhemi bashkë dhe urojmë njëri-tjetrin. Ndihmoni ata që kanë nevojë, vizitoni familjet që janë duke përjetuar momente të vështira në skamje, kujtoni e respektoni ata që kanë dhënë gjithçka, familjet e dëshmorëve. Sakrificën e atyre njerëzve që kanë qenë të gatshëm të japin edhe jetën e tyre që ne sot të jemi të lirë. Me fat Bajrami të gjithë qytetarëve”.

Të ngjashme