Veseli sot kishte dy gëzime, vajza Rita dhe djali Yllori u ulën për herë të parë në bankat shkollore

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 16:17 | Nga

Në mesin e shumë prindërve që sot i dërguan fëmijët e tyre në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor u pa edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në këtë ditë Veseli kishte dy gëzime, pasi që vajza e tij Rita filloi ciklin parashkollor, ndërsa djali i tij Yllorin nisi klasën e parë.

Më herët, përmes një postimi në Facebook kryetari i Kuvendit uroi nxënësit dhe mësuesit kosovarë për fillimin e vitit të ri shkollor në Republikën e Kosovës, duke theksuar se “Sot është dita më e lumtur për mijëra nxënës që për herë të parë do të shkojnë në shkollë. Uroj të gjithë fatosët, nxënësit dhe prindërit në ditën e parë të vitit të ri shkollor në Kosovë. Paçi shëndet dhe shumë suksese! Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e Republikës së Kosovës!”.

unnamed (1)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme