Veseli: Sulmi ndaj RTK-së përbën veprim kriminal

Prishtinë | 23 Gus 2016 | 10:16 | Nga

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dënon ashpër sulmin ndaj Radio Televizionit të Kosovës.

“Hedhja e mjetit shpërthyes mbi Radio Televizionin e Kosovës, përbën një veprim kriminal që në vazhdën e veprimeve të ngjashme të kohëve të fundit, synon të cenojë rendin publik, sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarëve të institucioneve publike”.

“Ne jemi shtet demokratike dhe nuk mund të lejojmë asnjëherë që dhuna dhe metodat e frikësimit të ndikojnë në agjendën shtetërore, debatin politik dhe lirinë e mediave”, thuhet në reagimin e kryeparlamentarit Veseli.

Kuvendi i Kosovës fton organet e drejtësisë që përgjegjësit e këtij sulmi mbi transmetuesin publik të sillen para organeve të drejtësisë dhe marrin dënimin e merituar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme