Veseli: Sulmi në Nice na bën që të jemi më të bashkuar

Prishtinë | 15 Kor 2016 | 09:05 | Nga

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, ngushëllon autoritetet dhe popullin francez, pas sulmit të mbrëmshëm.

Veseli ka dënuar ashpër sulmin e mbrëmshëm në Nicë të Francës, i cili la të vdekur dhjetëra qytetarë të pafajshëm dhe shumë të tjerë të plagosur.

Ai ngushëllon autoritetet dhe popullin francez.

“Sulmi i tmerrshëm mbrëmë në Nicë, ishte goditje e rëndë ndaj popullit të Republikës së Francës dhe vlerave tona të përbashkëta”, shkruan Veseli.

“Në këto momente të vështira, jemi pranë institucioneve franceze dhe ngushëllojmë familjet që humbën më të dashurit e tyre në këtë sulm të pashembullt nga egërsia, që po terrorizojnë dhe sjellin frikë tek të gjithë qytetarët, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë shërim”, deklaron kryekuvendari Veseli.

“Sulmi i mbrëmshëm na bën që të jemi më unik dhe më të vendosur kundër terrorizmit në nivel global”, shkruan në telegramin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme