Veseli thotë se fëmijët duhet të integrohen dhe të largohen nga rruga

Prishtinë | 19 Nën 2018 | 10:42 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli në shënimin e Ditës së Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, tha se Kosova është e përkushtuar që të krijojë perspektivë për gjeneratat e reja.

Veseli shtoi se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm duke përfshirë këtu potencialin njerëzor, raporton Ekonomia Online. Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se fëmijë duhet përgatitur të jenë konkurrentë me zhvillimet e kohës, të gatshëm për tu ballafaquar me sfidat e së ardhmes.

“I falënderoj fëmijët që po tregojnë vizion për jetën e tyre. Kosova duhet me pasë perspektive për këtë gjeneratë që po krijohet e shëndoshë. Janë gjëra të cilat janë drejtpërdrejt evidente dhe gjera pa të cilat Kosova nuk mund të ec përpara”.

“Ne kemi nevojë për një rini që është e përgatitur, përveç dashurisë që e kemi tradicionale përkushtimit tonë institucional duhet të japim edhe përkushtimin strategjik. Fëmijët duhet të ballafaqohen me sfidat, duhet t’i përgatitim që të jenë më konkurrent dje të mos ballafaqohen me sfidat që po ballafaqohemi tash”.

Sipas tij, dhuna ndaj fëmijëve duhet të ndale dhe se institucionet duhet të punojnë që të integrohet të rinjtë dhe të largohen nga rruga.

“Fenomenet e dhunës janë të patolerueshme sepse krijojnë trauma në një ambient ku rriten fëmijët. Ky takim duhet të jetë mesazh që të ndalet dhuna. Të rinjtë duhet t’i largojmë nga rruga dhe t’i integrojmë”.

“Investimi në mirëqenien e fëmijëve, respektimi rigoroz i të drejtave të tyre, është investimi për të ardhmen e shtetit tonë. Të punojmë që fëmijët e Kosovës nesër të mund të krenohen me prindërit dhe vendin e tyre”, tha ai.

Nataliya Apostolova, kryesuese e zyrës së BE-së në Kosovë, tha se fëmijët duhet të përkrahen sidomos në edukimin e tyre. Sipas saj, Kosova ka fëmijë inteligjent dhe të talentuar, prandaj edhe duhet të punohet me ta, raporton EO.

“Jam nënën e një vajze dhe kam eksperience në fëmijë. Kam takuar fëmijë inteligjent dhe të talentuar në Kosovë. Kam takuar fëmijë 11 vjeçar që e flet anglishten shumë mirë dhe jam befasuar me pyetjet që mi ka drejtuar”.

“Kosova është shteti më popullatën më të re në Evropë dhe kjo do të thotë potencial i madh. Diferenca e edukimit mes djemve dhe vajzave ende ekziston. Ne duhet të jemi të sigurt që çdo fëmijë gëzon të drejtat e veta”.

“Në si Union Evropian jemi të përkushtuar t’i përkrahim fëmijët sidomos në edukimin e tyre. Edukimi është prioritet, ne kemi investuar më shumë se 6 milionë euro më shumë në sektorin e arsimit”.

Murat Sahin, kryesues i zyrës së UNICEF-it në Kosovë premtoi përkrahje dhe përkushtim për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Të nderuar fëmijë e ardhmja e Kosovës është në duart e juaja. Çdo ditë të gjithë ne në UNICEF pyesim vetën se si mund të punojmë dhe ti mbrojmë fëmijët. Ju zotohem që do të bëjmë punën më të mirë dhe do ti mobilizojmë fuqitë tona për të mbrojtur të drejtat e juaja”.

Gjithashtu gjatë shënimit të kësaj dite do të raportojnë Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Uran Ismajli; ministër i Shëndetësisë, Skender Reçica; ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ekrem Mustafa; ministër i Punëve të Brendshme, Abelard Tahiri; ministër i Drejtësisë, Habit Hajredini; drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit dhe Mentor Borovci; drejtor i Zyrës ligjore/ Zyra e Kryeministrit.

Që prej dhjetorit të vitit 1954, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka rekomanduar të gjitha shtetet të kenë një ditë të instucionalizuar si Dita Universale e të Drejtave të Fëmijëve. Qëllimi i kësaj dite është respektimi si një ditë e vëllazërisë dhe mirëkuptimit mes fëmijëve në të gjithë botën.

20 nëntori është shënuar në kalendar si “Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve”. Përcaktimi i kësaj dite ka marrë shkas nga Konventa për të drejtat e fëmijëve, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 20 Nëntor 1989, raporton EO.

Data 20 nëntor, përkon me ditën e miratimit të Deklaratës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1959, si dhe miratimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve në vitin 1989.

Sipas Konventës, e cila është marrëveshja më e ratifikuar në të gjithë botën, për të drejtat e njeriut, përfshin të drejtën e jetës, të drejtën e shëndetit, edukimit dhe për të luajtur. Gjithashtu të drejtat për të pasur një familje, për t’u mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi.

EkonomiaOnline

DREJTPËRDREJT – Në Kuvendin e Kosovës shënohet Dita e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. Fjalimin hyrës e mban kryeparlamentari Kadri Veseli etj

Posted by EkonomiaOnline on Monday, November 19, 2018

Të ngjashme