Veseli: Uniforma e ushtrisë do të jetë uniformë e paqes

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 17:35 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli tha se uniforma e Ushtrisë së Kosovës do të jetë uniformë e paqes dhe stabilitet.

Gjatë ceremonisë së mandatimit të Ushtrisë së Kosovës, Veseli tha se historia jonë është që nuk sulmuam asnjëherë askënd, në zemrat tona nuk zuri vend urrejtja asnjëherë.

“Kjo është një dita që brezat që do të vijnë do ta listojnë me respekt e krenari. Secili popull i ka ditëlindjet e tij të mëdha, sot ditëlindjeve të mëdha të popullit tonë po u shtohet ditëlindja e ushtrisë. Në rrjedhën e ndryshimeve tona historike ka qenë konstante, historia jonë është që nuk sulmuam asnjëherë askënd, në zemrat tona nuk zuri vend urrejtja asnjëherë, krejt çka deshëm ishte të mbrojmë vetën tonë. Ne kemi qenë dhe do të jemi në anën e drejtë të historisë, prandaj e ardhmja jonë është e sigurt”, tha Veseli, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi qenë dhe do të jemi në miqësi të përhershme me SHBA, dhe vendet perëndimore. Ushtria e Kosovës do të jetë vazhdim i përcaktimit tonë human. Kjo do të thotë një ushtri për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes. Ushtria e Kosovës do të jetë uniform nderi e krenarie për kosovarët e Kosovës, serbët, turqit e gjithë komuniteteve në Kosovë. Uniforma e ushtrisë do të jetë uniformë e paqes”, shtoi Veseli.

 

Të ngjashme