Veseli uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Prishtinë | 26 Maj 2017 | 17:06 | Nga

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Veseli ka thënë se ky muaj është i vlerave të larta shpirtërore të njeriut, paqes, dashurisë, humanizmit dhe solidaritetit.

Postimi i plotë i Veselit:

“Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ramazani është muaji i vlerave të larta shpirtërore të njeriut, paqes, dashurisë, humanizmit dhe solidaritetit.

Përmes agjërimit dhe besimit te Zoti ne i bëjmë edhe më të fuqishme këto vlera në shoqërinë dhe shtetin tonë të pavarur e sovran. Urime!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme