Veseli: Ushtria e Kosovës, ushtri e NATO-s

Prishtinë | 14 Dhj 2018 | 12:41 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, ditën e sotme e ka quajtur të madhe për gjithë Kosovën.

Veseli tha se tani pritet të kemi detyra të reja të një ushtrie edhe më profesionale, raporton Ekonomia Online.

“Sot është ditë e madhe për Kosovën. Urime gjithë qytetarëve tanë. Kemi krijuar ushtrinë e partneriteti me NATO-n, shtete perëndimore, ShBA. I falënderojmë ShBA në mënyrë të veçantë”.

“Ushtria e Kosovës do jetë ushtri e partneriteti. Tash na presin detyra të reja me një ushtri edhe më profesionale t’i mbrojë qytetarët, fqinjësinë e mirë dhe të jetë garanci e partneritet. Kosova po bëhet nga shoqëri e konsumimit të paqes në shoqëri që do të kontribuojë në paqe”, tha Veseli, raporton EO.

Kreu i Kuvendit, pohoi se Ushtria do të jetë me pajisje moderne dhe do të jetë Ushtri e NATO-s.

“Punët e mëdha na presin, me një ushtri që do jetë e pajisur moderne, e përgatitur profesionalisht, e cila do jetë ushtri e NATO-s. Është ushtri multi-etnike, është ushtri e shqiptarëve, serbeve, turqve, malazezëve, kroatëve, të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë”, u shpreh Veseli.

Të ngjashme