Veseli viziton BIK-un, bëhet thirrje për solidaritet gjatë muajit të Ramazanit

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 15:31 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, raporton Ekonomia Online.  

Ai është takuar me myftiun Naim Tërnava. Pas këtij takimi myftiu Tërnava ka thënë e ka falenderuar Veselin për vizitën dhe urimet me rastin e fillimit të muajir të Ramazanit.

“E falënderoj Veselin që në këtë natë kaq të madhe me kaq vlerë të jetë mysafir te ne. Diskutuam për solidaritetin për këtë muaj por edhe për gjendjen që mbretëron në Kosovë me gjendjen e  pandemisë dhe mundësinë për tu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë”, tha Tërnava.

Kurse, Veseli ka thënë se në këtë muaj të shenjtë do të jemi bashkë shpirtërisht, sepse për shkak të gjendjes së pandemisë është e vështirë të jemi bashkë fizikisht.

Kadri Veseli, kryetari i PDK-së uroi besimtaret myslimanë, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Me shpirt do të jemi të gjithë bashkërisht edhe pse fizikisht do të jetë e vështirë në këtë kohe pandemie”, tha ai.

Ai falënderoi Myftiun Tërnava që ka ndihmuar 25 familje në nevojë .

“Inkurajoi të gjithë bamirësit ta shtrojnë solidaritetin sepse e kemi zotin me vete dhe do ta tejkalojmë bashkërisht suksesshëm këtë situatë të vështirë”, shtoi ai.

Të ngjashme