Veseli viziton mullirin në Sllatinë, sigurohet se ka miell të mjaftueshëm

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 15:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Partisë të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar mullirin “NTP Vali” në Sllatinë të Fushë  Kosovës. Veseli i ka falënderuar për punën të gjithë punëtorët që po punojnë edhe gjatë kohës së pandemisë së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në Sllatinë në njërin nga mullinjtë e Kosovës. Dje kam vizituar edhe një furrë dhe ju e dini, po ashtu kam vizituar edhe punonjësit shëndetësor, kam vizituar qytetarët tanë në pjesën veriore dhe krejt ky qëllim i vizitave të mia është falënderim dhe solidarizim i përbashkët. Ky është njëri nga mullixhinjtë  e Kosovës që në momentin më të rënd kur jemi ballafaquar me vetë bukën, kanë punuar natë e ditë që asnjë fëmijë i Kosovës të mos mbetet pa bukë. I falënderoj të gjithë  mullixhinjtë që më bukën tonë dhe me grurin tonë kanë arritur ta mbajnë situatën në mënyrë të kënaqshme dhe stabile që mos te kemi asnjë mungesë dhe asnjë panik për çështjet më thelbësore jetësore dhe e cila është buka”, tha ai.

Ai ka falënderuar edhe punonjësit shëndetësor e policinë për punën e tyre.

“Është shumë me rëndësi se janë falënderuar punonjësit shëndetësorë, policia të cilët e meritojnë edhe furrtarët, se tha edhe natën kemi punuar vetëm me pas miell, tha Veseli.

Ndërsa pronari i mullirit “Vali” tha se nuk ka mungesë të miellit dhe nuk ka vend për panik.

“Mirë kemi kaluar dhe në këtë rrethin nuk ka qenë mungesa e miellit dhe qytetarët kanë miell për dy muaj nëpër shtëpi.  Nuk është për tu bërë panik e madhe”, tha ai.

Fotografia e Kadri Veseli
Fotografia e Kadri Veseli
Fotografia e Kadri Veseli

Të ngjashme