Veseli viziton “Shtegun e UÇK-së”, i cili shërbente për furnizim me armë nga Shqipëria

Prishtinë | 14 Shk 2019 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka ecur bashkë me disa luftëtarë dhe të rinj në njërën nga shtigjet më kryesore të përdorura nga Ushtria Clirimtare të Kosovës, ku u furnizuar nga Shqipëria, transmeton OE.

“Sot u ktheva nëpër shtigjet e shkelura nga mijëra ushtarë të lirisë, i shoqëruar nga disa bashkëluftëtarë dhe të rinj. Bëmë homazhe te lapidari i dëshmorëve dhe kujtuam ato kohë të vështira por shumë të lavdishme. Për të kujtuar e nderuar sakrificën e bërë nga ushtarët e lirisë dhe me rastin e 20 vjetorit të çlirimit, kam ideuar përgatitjen dhe markimin në mënyrë profesionale të njërit prej shtigjeve kryesore të përdorura nga Ushtria Çlirimtare të Kosovës për t’u furnizuar nga Republika e Shqipërisë”, ka shkruar Veseli.

Sipas Veselit, “Shtegu i UÇK-së”, do të bëhet një vend marshimi dhe traditë edukative.

“Shtegu i UÇK-së” do të bëhet një vend marshimi, traditë edukative e frymëzuese për forcat e armatosura, shkollat, institucionet tjera publike dhe mbarë popullin tonë”, shkroi Veseli.

Posted by Kadri Veseli on Thursday, February 14, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme