Vetaksident në dalje të Malishevës, pesë të lënduar

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Malishevës.

Si pasojë pesë persona janë lënduar, njëri nga ta ka lëndime më të rënda.

Kështu tha Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Elezaj tha se për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë një veturë ka dalur nga rruga.

Ai theksoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Malishevës, në drejtim të fshatit Banjë. Një veturë ka dalur nga rruga për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, dhe janë lënduar pesë persona, njëri nga ta ka lëndime më të rënda. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet relevante” – tha Elezaj.

Të ngjashme