Vetaksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, vdes një femër

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor.

Si pasojë e këtij vetaksidenti një femër ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës, raporton Reublika24 .

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, tha ai.

Të ngjashme