Vetaksidentohet një dy vjeçar në Han të Elezit, e vë në lëvizje një veturë

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Një dy vjeçar në Han të Elezit raportohet të ketë vënë në lëvizje një veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura ka filluar të lëviz rreth 10-15 metra e ku ka goditur një rrethojë të betonit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosov fëmija ka marr lëndime trupore, me ç’rast është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Raportohet se një fëmijë i moshës dy vjeçare kishte hyrë në veturë dhe duke e larguar nga shpejtësia vetura kishte filluar të lëviz rreth 10-15 metra duke e goditur një rrethojë të betonit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme