Vetë banorët mund të aplikojnë për legalizim të objektit, nëse këtë s`e bën investitori

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 09:38 | Nga

Pas tri tentimeve, të hënën, në Kuvendin e Kosovës, është miratuar Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje. Deputetët nuk i kanë votuar amendamentet e propozuara nga Lista Serbe, ndërsa ato të Komisionit funksional kanë marrë përkrahjen e deputetëve.

Miratimi i këtij Projektligji rregullon çështjen e legalizimit të mbi 300 mijë objekteve pa leje, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përmes Projektligjit Qeveria po synon që të obligojë Komunën, ministritë e investitorët që t`i legalizojnë objektet. Përgjegjëse kryesore në këtë proces bie mbi komunat, siç përcaktohet në paragrafin e parë të nenit 6.

Vetëm në Komunën e Prishtinës janë rreth 45 mijë objekte pa leje.

Nëse organi kompetent tashmë nuk ka identifikuar ose përfshirë në regjistër të gjitha ndërtimet pa leje, për të cilat është përgjegjës sipas këtij ligji, organi kompetent do ta bëjë këtë brenda dymbëdhjetë (12) muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Ky projektligj barrën kryesore për legalizim ia vë investitorit. Por nëse investitori nuk e bën një gjë të tillë, projektligji ua mundëson edhe banorëve që të aplikojnë për legalizim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme